Xhaferi drejtuar policëve: Bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin qytetarët, numri i parë në të cilin do të telefonojnë

Kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi sot uroi rastin e 7 majit, Ditës së Policisë, përcjell TV21.

Xhaferi në fjalimin e tij para pjesëtarëve të policisë apeloi që ata të kontribuojnë në rritjen e besimit të qytetarëve në MPB.

“Apeloj te të gjithë ju, në emër të qytetarëve – bëhuni dera e parë në të cilën do të trokasin, numri i parë te i cili do të paraqiten çdoherë kur do të ndjehen të pafuqishëm, të privuar nga e drejta, të rrezikuar apo në drojë për jetën e vet personale, për jetën e më të dashurve, për pronën dhe pronësinë. Të trokasin sepse ju besojnë, sepse jeni pjesë e tyre dhe sepse janë të sigurt përderisa ju jeni pranë tyre. Me rëndësi është ta fitoni dhe ta mbani lartë besimin e qytetarëve, me rëndësi është të jeni shembull për atë që do të thotë nëpunës policor profesional në shërbim të qytetarëve. Jam thellë i bindur se besimi i ndërsjellë, bashkëpunimi dhe qëndrimi gjithmonë në anën e vërtetë, të drejtë të ligjit do të kontribuojë të kemi rrugë më të sigurta, institucione më demokratike dhe më të drejta të cilat me asgjë nuk do të ngecin pas forcave policore evropiane dhe botërore të standardit të lartë. Mirë është që ekzistoni, mirë është të jeni rojtari i gjumit të qetë të fëmijëve, nipërve tanë dhe mbrojtja para krimit, terrorizmit dhe çdo të keqeje tjetër bashkëkohore e cila qëndron pezull mbi rendin tonë demokratik dhe mbi sigurinë personale dhe kolektive”, tha Xhaferi në manifestimin e organizuar në Dellçevë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Autobusa të mbushur me qytetarë largohen nga Maqedonia (VIDEO)

Story i radhës

10 raste të reja dhe asnjë vdekje nga Covid-19 në Kosovë

Të fundit nga