Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka folur në lidhje me sulmuesin e tij, Robert Lewandowski.
Mbrëmë Barça shënoi fitoren e gjashtë, nga shtatë ndeshje sa kanë zhvilluar gjithsej në La Liga.
‘Blaugrana’ mposhtën me rezultat minimal (1:0) Mallorcan, falë golit të bukur të Lewandowskit.
Si në çdo ndeshje edhe mbrëmë ylli polak pati një rol të madh.
Kështu duke shënuar golin e nëntë në shtatë ndeshje të ligës spanjolle.
E, për të ka folur edhe trajneri i ekipit, duke thënë se do argumentonte se polaku është golashënuesi më i mirë në botë.
“Lewandowski është një lojtar që ju jep garanci, është shumë e qartë. Unë do të argumentoja se ai është golashënuesi më i mirë në botë”, shpreh ai.
Kujtojmë se 34 vjeçari kaloi këtë verë në ‘Spotify Camp Nou’, nga Bayern Munich.