Xavi e ka nisur mirë si trajner: Për një vit e gjysmë – pesë trofe të fituar

Xavi Hernandez ka ngritur trofeun e tij të pestë si trajner i Al Sadd pasi skuadra e tij mundi Al-Duhail (2-0) në finalen e Kupës së Katarit.

Al Sadd e mbrojti trofeun e fituar më parë ndaj të njëjtëve kundërshtarë.

Të dy golat të premten u shënuan nga Bagdad Bounedjah, ku i dyti erdhi nga asistimi i Santi Cazorlas.

Në fakt, Xavi nuk është larg nga fitimi i trofeut të tij të gjashtë si trajner i Al Sadd, pasi ata janë vetëm një fitore larg  titullit të kampionit në Ligës së QNB Stars 2020/21.

Ata mund ta sigurojnë këtë në 7 mars nëse fitojnë ndeshjen e tyre të radhës.

Më parë, ish- mesfushori i Barcelonës kishte ngritur katër kupa: Kupën e Katarit 2020, Kupën Amir 2020, Super Kupën e Katarit 2019 dhe Kupën e Yjeve të Katarit 2019/20.

Pas fitimit të titullit të kampionatit me Al Sadd dhe përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në Kupën Amir 2021, mbetet të shihet nëse Xavi do kalojë të Barcelona apo jo.

Ai mund të kthehet nëse Victor Font ose Joan Laporta fitojnë zgjedhjet presidenciale.

Ngjarja paraprake

Shqipëria i vetmi vend pa një minimum jetik zyrtar, pohojnë ekspertët

Ngjarja e ardhëshme

Maqedoni-Bullgari, palët pa marrëveshje për çështjet kontestuese

të fundit nga

Temb tifozët

Presidenti i Barcelona-s, Joan Laporta ka dhënë një intervistë për La Vanguardia,

AlbanianEnglishMacedonian