Xavi: Depay është një lojtar i rëndësishëm për ne

“Memfis Depay është një lojtar i rëndësishëm për ne”. Ka qenë kjo deklarata e trajnerit të Barcelonës, Xavi Hernandez, para ndeshjes kundër Bilbaos.

Ishte ndeshja që shënoi dhe rikthimin në fushë të sulmuesit holandez pas një dëmtimi relativisht të gjatë. Një rikthim me gol për të, në fitoren 4-0 të katalanasve.

Kësaj i shtohet dhe goli trepikësh të dielën përballë Elçes në kampionat. Dhe me sa duket Ksavi ka pasur të drejtë, pasi holandezi është me të vërtetë një lojtar i rëndësishëm për katalanasit.

Nga këmbët e tij kanë ardhur gola me peshë dhe falë tij Barça ka 9 pikë më shumë në La Liga në këtë sezon.

Vetë Depai duke folur për mediat ka thënë: “Jam shumë i lumtur që jam kthyer me gola. Jo keq, në dy ndeshjet e fundit kanë ardhur dy gola, por më shumë rëndësi kanë sukseset e ekipit”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qytetarët kërkojnë që Qeveria të heqë masat anti-covid

Story i radhës

5 arsyet pse vajzat në super formë bëjnë seks më të mirë

Të fundit nga