Wirtz ka çmendur botën e futbollit, por tani…

Lajmin më tronditës e ka marrë një prej talenteve më të mëdhenj të futbollit në botë.

Florian Wirtz ka çmendur botën e futbollit me ndeshjet e tij fenomenale me fanellën e Bayer Leverkusen. Ai është një 18-vjeçar i cili tashmë ka arritur të bëjë 50 paraqitje në Bundesligë, duke e bërë atë rekordmen.

Ndonëse në vetëm pak muaj feston ditëlindjen e tij të 19-të, tashmë me katër paraqitje është bërë anëtar standard i Kombëtares Gjermane dhe llogaritej seriozisht për Botërorin e Katarit.

Gjermani i talentuar ka arritur të shënojë 10 gola dhe të jap 14 asistime në të gjitha garat e deritanishme këtë sezon. Në derbin kundër Kolnit, Wirtz u dëmtua rëndë dhe tani ka një pushim të detyruar prej më shumë se gjysmë viti.

Wirtz këputi ligamentet, që konsiderohet si dëmtimi më i rëndë në futboll, teksa po përgatitej për një transferim të madh. Vlera e tij llogaritet në 70 milionë euro, por pas këtij dëmtimi situata do të ndryshojë.

Barcelona, Real Madrid dhe të pasurit nga Premier League qëndruan në radhë për të, por tani interesimi do të bierë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​BBC: Vladimir Putin do të kërkojë një mënyrë për të shpëtuar fytyrën

Story i radhës

Gjuha shqipe në uniformat e Policisë, Furkan Saliu: Premtimet e Grubit bëhen shumë shpejt realitet

Të fundit nga