Windows 10 instalohet në MacBook e fundit të Apple

Procesori i ri Apple M1 pushtoi titujt e lajmeve dhe jo pa arsye. Është i shpejtë, efikas, dhe jep rezultate aty ku nevojitet. Po suprizat nuk përfundojnë këtu. Një imazh i shkrepur i një MacBook me procesorin M1 duke përdorur Windows 10 edicionin 64-Bit ARM është publikuar në internet.

Apple M1 madje arrin të ofrojë rezultate performance më të mira në Windows 10 sesa në macOS. Imazhi i postua nga zhvilluesit Alexander Graf me një foto të Task Manager që tregon tabin Performance.

Tabi shfaq një procesor misterioz por Graf tha se është çipi Apple M1. Graf e mori versionin Windows 10 ARM64 nga kanalet eksperimentale të sistemit operativ dhe e vuri në funksion përmes mjetit popullor të virtualizimit QEMU.

Pas virtualizimit, Graf e bëri funksionale përmes Apple Hypervisor.framework, mjetin e virtualizimit të Apple. Kombinimi jo vetëm që i mundësoi Graf të ndizte Windows 10-ën në Apple M1 por të regjistronte ca rezultate të papritura të cilat mund ti shikoni në GeekBench.

Janë rezultate shumë më të larta prej 1288 për një bërthama procesori dhe 5449 për shumë bërthama krahasuar me Surface Pro X me rezultate 762 dhe 3005 respektivisht. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Bukuroshja e Instagramit gjendet pa shenja jete

Ngjarja e ardhëshme

Radhë të gjata për vaksinat e gripit sezonal, qytetarët nuk respektojnë masat

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian