Wijnaldum ngre në qiell Thiagon, fjalë magjike për spanjollin

Mesfushori i Liverpoolit, Georgino Wijnaldum, ka folur në lidhje me afrimin e Thiago Alcantaras te skuadra kampione e Anglisë.

Ai mendon se spanjolli është një afrim i goditur, pasi ka shumë cilësi si futbollist.

“Më ka impresionuar me gjithçka. E kam parë duke luajtur për vite me radhë, kam luajtur kundër tij kur ishte te Bayerni. Ai ka shumë besim kur ka topin në këmbë dhe mënyra se si e menaxhon lojën e skuadrës është e pabesueshme.

“Ai është futbollist shumë cilësor dhe do ta bëjë skuadrën tonë më të mirë. Jam shumë i lumtur, secili prej nesh është i lumtur, që e kemi. Thiago po ashtu është i kënaqur. Mendoj se ai dhe Liverpooli janë përfekt së bashku”, – tha holandezi.

Ngjarja paraprake

Padi kundër drejtuesit të USAGM-së dhe ndihmësve të tij, për ndërhyrje në punën e gazetarëve

Ngjarja e ardhëshme

Paralajmërohen reshje bore për javën e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian