White ul gjakrat

Presidenti i UFC-së, Dana White, është përpjekur të qetësojë gjakrat mes Conor McGregor e Dustin Poirier, që ditët e fundit kanë polemizuar me njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale.

Poirier ka thumbuar irlandezin se nuk ka kryer dhurimin e premtuar prej 500 mijë dollarësh pas duelit që ata zhvilluan në janar. Kjo deklaratë ka nervozuar irlandezin, që deklaroi se nuk do të duelojë më 10 korrik ndaj Poirier, pasi e ka konsideruar një fyerje atë deklaratë të rivalit amerikan.

Gjithsesi, White tha se triologjia mes dy sportistëve do të zhvillohet normalisht më 10 korrik në Las Vegas. Jo vetëm kaq, por kjo përballje do të zhvillohet me tifozë, në prani të 20 mijë fansave në “T-Mobile Arena”. Kjo sfidë do të jetë e vlefshme për eventin UFC-264.

“Jam i lumtur të lajmëroj se Las Vegas më në fund është rikthyer në normalitet.

Këtë verë, Las Vegas është i hapur për biznes dhe më 10 korrik, eventi UFC-264, do të zhvillohet me 100% të kapacitetit të stadiumit “T-Mobile Arena”. Me 20 mijë tifozë. Ky event do të ketë si duel kryesor sfidën e tretë mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier. Këtë javë do të dalin në shitje edhe biletat”, tha Dana White.

Ngjarja paraprake

VMRO: Filipçe flet për vaksinim masiv a ende nuk ka vaksina

Ngjarja e ardhëshme

Administrata e gjyqësorit e revoltuar se pse nuk është përfshirë në listën për vaksinim

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian