WhatsApp së shpejti me mesazhe të vetëfshihen

Aplikacioni WhatsApp ka nisur testimin e një funksioni privatësie në Android dhe iOS i quajtur “Disappearing Mode” dhe që bën të mundur dërgimin e mesazheve që fshihen automatikisht ngjashëm me aplikacionet Snapchat dhe Signal.

Sipas WABetaInfo, një sajt i dedikuar funksioneve të pa

lançuara në shërbime shumë popullore, ky funksion po testohet në dy platformat.

Disappearing Mode duhet të aktivizohet manualisht nga faqja e konfigurimit të WhatsApp. Mund të aktivizohet veçmas për çdo bisedë në WhatsApp ndërsa opsionin e gjeni duke shkuar në WhatsApp Settings > Privacy > Disappearing Mode.

WABetaInfo thotë se opsioni do të jetë i disponueshëm në përditësimin e ardhshëm të WhatsApp për Android dhe iOS.

Platforma në mënyrë të vazhdueshme teston opsione të tilla në programin beta. Edhe pse shumica e këtyre opsioneve arrijnë me sukses të prekin versionet finale, për disa prej tyre nuk ka ndodhur në të kaluarën. /PCWorld Albanian

Ngjarja paraprake

Qeveria do të mbajë mbledhjen e 70-të

Ngjarja e ardhëshme

Kultivim kanabisi në Gjorgoz të Fierit, banori: Ndihemi të rrezikuar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian