Wayne Rooney po ndërton një pijetore për pije alkoolike dhe cigare puro brenda rezidencës 20 milionë £

9:17 | 18 Prill 2021

Ai thuhet se po ndërton një dhomë për uiski dhe cigare puro në rezidencën e tij.

Ylli i futbollit dhe gruaja e tij Coleen, kanë ndërtuar një rezidencë me gjashtë dhoma gjumi në Cheshire, e vendosur në një vend prej 40 hektarësh që tashmë mburret me një dhomë kinemaje, spa nëntokësore, palestër dhe një fushë futbolli të madhësisë së plotë, transmeton lajmi.net.

Dhe një burim i ka thënë The Sun se Wayne shpreson të shtojë dhomën e re pasi është frymëzuar nga një prej ambienteve të tij të preferuara të pijeve, The Puffin Rooms, në Liverpool.

Burimi tha: ‘Pijetoret është një nga ato vendet komode intime ku Wayne mund të pushojë në prehrin e luksit. Ata dëshironin që shtëpia të shfaqte gjithçka që ata kanë dashur ndonjëherë – dhe kjo ishte në krye të listës së Wayne. Paraja nuk është objekt. Ata kanë kaluar një kohë të gjatë duke punuar në këtë shtëpi dhe janë siguruar që ajo të jep çdo luks’.

Burimi shtoi se The Puffin Rooms në Liverpool është vendi ku Wayne dhe gruaja e tij Coleen kanë qenë duke e vizituar për ‘vite’ duke thënë se ata ‘e duan’ vendin.

Dhomat Puffin ose ndryshe pijetore krenohen me më shumë se 200 uiski, si dhe kokteje, verëra dhe shampanjë. Vendi gjithashtu ofron puro Havana ose New World, me ekspertë të trajnuar pranë për të ndihmuar klientët të zgjedhin një të përsosur.

Projekti i shtëpisë së Wayne, i cili ndodhet nën shtegun e fluturimit të aeroportit të Mançesterit, u godit nga një seri ndërprerjesh duke bërë që punimet të zvarriteshin për katër vjet.

Puna në shtëpinë e gjashtë dhomave të gjumit u ndalua për disa javë gjatë bllokimit ndërsa dërgesat e materialeve të ndërtimit u ndaluan gjatë pandemisë kjo mbase është edhe shkaku i zvarritjes së ndërtimit./Lajmi.net/

Ngjarja paraprake

Inter-i i Beckahm ka shkelur rregullat e MLS, “fajin” e ka ish-juventini

Ngjarja e ardhëshme

Policia nuk fal, gjobit 791 qytetarë brenda 24 orëve për mos respektim të masave anti-Covid

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian