Washington, gjendja emergjente civile vazhdon edhe për 15 ditë

Kryetarja e Bashkisë së Washingtonit, Muriel Bowser, ka njoftuar se do të zgjatet emergjenca civile edhe për 15 ditë të tjera.

Bowser ka thënë se Garda Kombëtare e New Yorkut do të vendoset në Washington pas trazirave të mbrëmjes së djeshme, shkruan NY Times, transmeton Gazeta Sinjali.

Ky urdhër do të jetë në fuqi deri një ditë pas emërimit të Joe Bidenit në postin e presidentit të SHBA-së.

“Ata kanë shkelur sigurinë e Kapitolit dhe sjellja e tyre ka potencialin të përhapet përtej Kapitolit. Motivimi i tyre është i vazhdueshëm. Sot, ata u përpoqën të prishnin procedurat e Kongresit në lidhje me pranimin e votave të kolegjit elektoral“, ka thënë ajo në një deklaratë.

Rreth 1 mijë e 100 anëtarë të Gardës Kombëtare të Kolumbisë janë mobilizuar për të mbështetur policinë e Washingtonit në mbrojtjen e pronës publike.

Sipas “New York Times”-it, ka qenë Mike Pence ai që ka urdhëruar mobilizimin e gardës në të gjithë territorin./Gazeta Sinjali/

Ngjarja paraprake

Reshje shiu gjatë natës në Korçë, disa fshatra pa energji elektrike

Ngjarja e ardhëshme

Lum si Jenniferi, këto forma trupore mund t’i xhelozojë secila femër e t’i ëndërrojë secili mashkull!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian