Wallin: Unë i kam shkaktuar më shumë dëme Fury se sa Wilderit

Boksieri suedez Otto Wallin është një nga ata rivalë që i kanë shkaktuar shumë probleme kampionit të botës Tyson Fury.

Në shtator të vitit të kaluar, Wallin për pak sa nuk i shkaktoi humbjen e parë Fury, kur gjatë sfidës mes tyre në ring i shkaktoi një të çarë të thellë mbi sy boksierit britanik.

Dueli u ndal për disa çaste, derisa Fury u mjekua, por britaniku e vazhdoi duelin dhe fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve. Kjo ishte humbja e parë për Wallin (ka edhe 21 fitore), që një vit nga ajo përballje sfidon sërish Fury, tashmë kampion bote.

“Unë i kam shkaktuar më shumë dëme Fury se sa Wilder. E kam goditur fort në fytyrë e trup, gjë që Wilder nuk e bëri dot. Ndaj, e meritoj një revansh. Ne do të bisedojmë me Fury për mundësinë e zhvillimit të revanshit në dhjetor, duke qenë se ai kërkon një rival për atë datë”, tha Otto Wallin.

Sipas statistikave, boksieri suedez ka goditur 127 herë Fury, ndërkohë që Wladimir Klitschko e ka goditur 52 herë. Ndërsa Wilder, 105 herë.

Ngjarja paraprake

Shumë shpejt për të hyrë në Prevallë, Bogë e Rugovë do t’ju duhet të paguani, ja çmimet

Ngjarja e ardhëshme

Erdoğan të shtunën viziton anijen e shpimit Fatih, do të njoftojë rezerva të reja të gazit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian