vv se si pelqejne propozimet qe zgjedhjet te mbahen me 26 janar mihali interesant cfare opozite 66ab1e2b5561f

VV-së s’i pëlqejnë propozimet që zgjedhjet të mbahen me 26 janar, Mihali: Interesant çfarë opozite…

August 1, 2024
1 minut lexim

Lëvizjes Vetëvendosje nuk i kanë pëlqyer propozimet e partive opozitare që zgjedhjet të mbahen më 26 janar. Dejona Mihali Koordinatorja e Komiteteve të kësaj partie, tha se opozita dëshiron që të fushata zgjedhore të fillojë më 24 dhjetor, një ditë para krishtlindjeve.

Sipas saj, liderët e partive opozitare e kanë analizuar gjatë dhe kanë dalë me konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri.

“Interesant çfarë opozite. Po dëshirojnë të fillojnë fushatë zgjedhore me 24 dhjetor.

Një ditë para krishtlindjeve.  Dy javë para vitit të ri të bëjnë fushatë.  E me 26 janar të jenë zgjedhjet. Me siguri shumë ekspertë e profesorë që kanë brenda e jashtë kryetarët aktual e kanë analizuar gjatë këtë temë. Dhe kanë dalë në konkluzion që fushata më e mirë është për pushime të vitit të ri.

Kjo është pikërisht një nga ato temat që më mirë kur i thotë Vlora Çitaku dhe Hykmete Bajrami. Nejse edhe Ramush Haradinaj se dhe AAK e ka këtë kur kanë me thënë nga ato gjërat që skuqen të gjithë nga turpi”, shkroi Mihali në Facebook.

Sot, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mblodhi liderët e partive politike për të diskutuar reth shpalljes së datës së zgjedhjeve. Tre krerët e partive opozitare – Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj ishin prezentë, por jo edhe kryetari i partisë më të madhe Albin Kurti.

Kujtojmë se tre liderët opozitarë dhanë një datë për mbajtjen e zgjedhjeve, 26 janarin.

MARKETING

RENT A CAR

po ik o zemra anej kujt po i drejtohet me keto fjale ronela hajati 66ab1d0037112
Story i mëparshëm

“Po ik o zemra anej”, kujt po i drejtohet me këto fjalë Ronela Hajati?

korrieret e krimit rruga e parave te pista drejt kufijve te shqiperise si studentet arrijne te kalojne mijera euro ne rinas 66ab21b052022
Story i radhës

“Korrierët e krimit”/ Rruga e parave të pista drejt kufijve të Shqipërisë, si studentët arrijnë të kalojnë mijëra euro në Rinas

Të fundit nga

Victoria Silvstedt magjepëse me fustan rozë

Victoria Silvstedt preu një figurë magjepsëse teksa mori pjesë në premierën e filmit Sirat në Festivalin e Filmit në Kanë në Francë të enjten. Modelja, 50 vjeçe, u sigurua që të gjithë

Franca padit Iranin në GjND

Franca ka ngritur një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), duke e akuzuar Iranin për shkelje të detyrimeve ndërkombëtare në lidhje me ndalimin dhe trajtimin e dy shtetasve të saj, Cécile
ShkoLartë