Vulini i sulet Izetbegoviqit: Së pari trego se kush deshi ta vriste Vuçiqin në Srebrenicë

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin tha se presidenti i Partisë së veprimit demokratik, Bakir Izetbegoviq, së pari duhet të përgjigjet se kush “u përpoq ta vriste” kryeministrin e atëhershëm serb në Srebrenicë në vitn 2015, në vend që të kritikojë se kë zgjedh ta presë presidenti serb.

Vuçiq, atë kohë kryeministër i Serbisë,  është sulmuar nga turma deri sa po merrte pjesë në një komemoracion në Srebrenicë.

Sipas Vulinit, në Serbi, “mysafiri është një shenjtor dhe nuk ka ndodhur kurrë që ndërsa mysafiri linçohej nga turma, nikoqiri të mbulohet dhe të shfaqqet vetëm pasi mysafiri mbijetoi për mrekulli dhe trimëri nga linçimi i llumit”, transmeton “Danas”.

“Le të përgjigjet së pari se ku u zhduk kur turma u përpoq të vriste kryeministrin e Serbisë, ndërsa në nderin e Izetbegoviqit ishte në Srebrenicë”, tha Vulin.

Izetbegoviq ka thënë se ishte e gabuar që Vuçiç nuk e ftoi përfaqësuesin politik boshnjak në BeH në takimin e mbrëmshëm në Beograd me udhëheqësit e serbëve dhe kroatëve në BeH, Milorad Dodik dhe Dragan Çoviq.

Në takimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiq me anëtarin serb të Presidencës së BeH-së Milorad Dodik dhe udhëheqësin e HDZ-së së BeH-së dhe zëvendëskryetarin e Kuvendit popullot të BeH-së Dragan Çoviq është thënë se “duhet të respektohen të gjithë popujt konstituues të BeH-së, të drejtat e tyre, angazhimet dhe përfaqësuesit e tyre të ligjshëm politikë”.

Ngjarja paraprake

Azemi: Kemi ndërruar përforcimet e huaja

Default thumbnail
Ngjarja e ardhëshme

Izraeli dënon 32 grevistë palestinezë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian