Vuçiqi të izolohet dhe të largohet nga pushteti në Serbi

Tanket serbe janë pozicionur në veri. Në Mal të Zi nga dita në ditë po ngriten tensionet politike me Serbinë, pas ngjarjeve me popat serbë në Cetinje, dhe në Bosnjë thuhet se gjendja politike në përgjithësi nuk është e mirë. Edhe pse janë ngjarje të ndara, të përbashkëten e tyre e kanë se Serbia është duke i kërcënuar me luftë.

Pushteti shovenist i Beogradit po paraqitet si i pafajshëm, ku gjoja serbët po mbrohen nga agresioni. Vuçiqi nuk po merr obligime dhe as nuk po pranon se në Kosovë ka pasur gjenocid nga forcat e Millosheviqit, e ku ky ishte shef i informacionit. Ai po rrenë kur po deklaron se Kosova është fajtore për gjendjen e krijuar në veri me masat e reciprocitetit për targa. Ky ultranocianalist i tërbuar jo vetëm që po kërcënon më luftë, por edhe po dërgon ultimatume, tërthorazi duke kërcënuar edhe forcat paqëruajtëse të KFOR-it.

Këto provokime kaq të rënda të Serbisë, nuk ishte dashtë të lejohen të bëhën nga bashkësia ndërkombëtare, duke i larguar në mënyrë urgjente barrikadat dhe forcat serbe nga Jarinja dhe Bërnjaku. Neser zëvëndëskryeministri i Kosovës, në takim më palën serbe duhet t’ia bëjë të qartë Serbisë, se me një politikë të tillë luftënxitëse në veri, nuk mund të vazhdohen bisedimet. Duhet bërë të qartë regjimit shovinist të Beogradit, se absolutisht janë të papranueshme qëndrimet e tilla destruktive hegjemoniste.

Manipulanitit Vuqiq duhet hequr dilemat se mund të fiton “Zajednicën” më kompetenca ekzekutive, kur e kemi Asociacionni e komunave shqiptare. Shihet se u bënë gabime të mëdha, duke filluar te decentralizmi, Plani Gjashtë Pikësh i Ban Ki Munit, fusnota famoze, e kështu me radhë deri te humbja e 8200 hektarëve tokë me Mal të Zi dhe me nënshkrimin e marrëveshjes për “Zajednicën”, e shumë marrëveshje të tjera të cilat nuk i ka implementuar pala serbe. Vuçiqi duke mos respektuar asgjë që ka lidhje me Kosovën, po iu ktheht rrënjëve të nacionalizmit serbomadh në Ballkan.

Legjionët çetnike të Vuçiqit dhe të Sheshelit janë quar peshë, duke kërkuar taksiratin për popullin e vet. Janë duke luajtur më zjarrin në të cilën vet do të digjën…! Nese dikur Serbia i ka zgjeruar territoret e veta në kurrizin e tokave shqiptare, kjo dëshirë e tyre tash do t’iu shkurtohet. Nuk do të marrin asnjë pëllëmbë nga tokat shqiptare, por janë të detyruar të na i kthejnë tokat e grabitura. Ky njeri primitiv që po kërkon kaos, vrasës i shqiptarëve të Kosovës dhe të muslimanëve në Bosnjë, gjatë shpërbërjës së ish –Jugosllavisë, duhet më në fund ti tregohet vendi, nga faktori ndërkombëtar, duke e izoluar dhe larguar nga pushteti në Serbi.

Ky kriminel i kohës të Millosheviqit po kërkon destabilizim të rajonit dhe më gjerë. Përfundimisht Evropa dhe Amerika duhet të mos i ndëgjojnë më rrenat e tij, se është për paqe dhe stabilitet, kur po vepron krejt ndryshe. Këtij maniaku politik duhet mëshuar nga të gjitha anët deri sa të rrëzohet mbi tokë, këtij pinjolli edhe të Rusisë të Putinit. Bisedimet me një njeri të tillë zor që sjellin përparim dhe as stabilizim të marredhënieve të ndërsjella, dhe aq më pak integrime rajonale përmes idesë të plasuar të Open Ballkanit…!

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Debat në TV 24 për kryetarin e qytetit të Shkupit: Çfarë projekte kapitale ndërtimore ofrojnë kandidatët?

Ngjarja e ardhëshme

Предизборно планинарење: Ахмети, Арифи, Груби, Бесими, Бектеши и Нуредини се искачија на Шар Планина

të fundit nga

Sistemi zgjedhor

Në vendin tonë një ndër debatet më të forta politike është zgjedhjet

AlbanianEnglishMacedonian