Vuçiq uron presidentin e ri të Shqipërisë: Të arrijmë të gjitha potencialet e ‘Open Balkan’

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i ka dërguar një mesazh urimi presidentit të zgjedhur, Bajram Begaj.

Vuçiç në mesazhin dërguar homologut të tij shqiptar, nënvizon rëndësinë e ‘Open Balkan’.

Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Shqipërisë, me dëshirën që ta kryeni me sukses këtë detyrë të përgjegjshme. Jam i bindur që do të zhvillojmë marrëdhënie të mira e miqësore dhe madje bashkëpunim më të mirë ekonomik në fusha të ndryshe në dobi të qytetarëve të vendeve tona. Besoj gjithashtu se së bashku do të arrijmë të zhvillojmë të gjitha potencialet e nismës “Ballkani i Hapur”, e cila do të përmirësojë shumë standardet në rajonin tonë”, përfundon mesazhi i Vuçiç.

Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president nga Kuvendi i Shqipërisë me 78 vota.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Afër 30 metra nën ujë, momenti kur polumbarët në Shkodër gjejnë armët me të cilat u grabit banka

Story i radhës

Franca pret rritje ekonomike pavarësisht luftës e inflacionit

Të fundit nga