Vuçiq në Ohër: “Ballkani i Hapur” nuk e zëvendëson BE-në

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Ohër deklaroi se Ballkani i Hapur sjell përfitime për vendet e rajonit dhe se ai nuk është zëvendësim i asgjëje, as për Bashkimin Evropian, por një iniciativë e veçantë e popujve ballkanikë.

Ai u tha gazetarëve përpara samitit të Ballkanit të Hapur se nuk kishte nevojë të justifikohej nëse dikush do të bashkohej apo jo.

“Sa i përket dëshirës së kujtdo tjetër për të hyrë në Ballkanin e Hapur, të gjithë janë të mirëpritur. Ju e quani Republika e Kosovës, ne e quajmë ndryshe. Nëse doni që ne t’i zgjidhim problemet në interes të qytetarëve, nëse do të kemi mjaftueshëm miell, vaj dhe gjithçka tjetër, atëherë kjo është një pyetje për Ballkanin e Hapur,” i tha Vuçiq një gazetari që e pyeti nëse “Ballkani i Hapur” është më të vërtetë i hapur pa Kosovën, e cila ka refuzuar t’i bashkohet kësaj nisme.

Ai tha se ka biseduar për 25 minuta me komisionarin e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell për integrimin evropian të Serbisë, dialogun me Kosovën, si dhe vazhdimin e bisedimeve për çështjen e personave të pagjetur, raporton RTCG.

Story i mëparshëm

VMRO: Të hiqet kodi etik i deputetëve

Story i radhës

Me macOS Ventura mund të përdorni iPhone si kamër për laptopët MacBook

Të fundit nga