Vuçiq kërcënon BE-në: Nëse nuk e pranojnë hekurudhën Beograd-Nish, e ndëtojmë me kinezët

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Serbia i kërkoi BE-së 50 përqind të grantit për ndërtimin e hekurudhës me shpejtësi të lartë Beograd-Nish dhe theksoi se nëse ata nuk e pranojnë, ne do ta ndërtojmë atë hekurudhë me CRBC-në kineze.

Pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e korridorit të Frushkagorës me partnerin kinez, Vuçiqi tha se kompania ka bërë ofertë të mirë për ndërtimin e një hekurudhe me shpejtësi të lartë nga Beogradi në Nish, raporton Tanjug.

Ai theksoi se vlera e këtij investimi është dy miliardë euro dhe se hekurudha me shpejtësi të lartë do të funksiononte me një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë.

Vuçiq theksoi se do të duhej një orë e 15 minuta për të arritur nga Beogradi në Nish.

Ngjarja paraprake

Grubi-Koja:Mbetemi të përkushtuar në zbatimin e reformave

Ngjarja e ardhëshme

Zvogëlohet niveli i ujit të Vardarit në Jegunovce

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian