Vuçiç i vë kusht Ukrainës të dënojë NATO-n për 1999, po Tirana pse nuk i vu kusht atij të dënojë Millosheviçin?

Portali “the capitals” njoftonte në 23 shkurt se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi se në qoftë që presidenti i Ukrainës Zelenski do të dënojë në televizion agresionin e NATO-s në Jugosllavi në vitin 1999, ahere ai do të dënojë njohjen nga Rusia të pavarësisë së Donbasit.

“Unë i kërkoj atij që sa më parë këtë mbrëmje në televizion të dënojë agresionin e tmerrshëm dhe tragjik kundër Serbisë nga SHBA, Britania e Madhe, Gjermania dhe shtetet e tjera. Sapo ai ta bëjë këtë, unë do t’i përgjigjem me gëzim ftesës së tij për të dënuar Rusinë”,– deklaroi presidenti serb, duke imituar stilin ironik të protektorit të tij të madh në Kremlin dhe duke u bërë të qartë gjithë idiotëve të dobishëm të Rusisë që nga Brukseli e deri në Tiranë se në cilën anë është Serbia.

Duke u fryrë si ushtar i batalionit rus, presidenti i Serbisë guxon të bëjë ironi me presidentin e Ukrainës, e cila është nja gjashtë herë më e madhe në popullsi dhe nja tetë herë më e madhe në sipërfaqe se Serbia dhe brigadat ushtarake ukrainase kanë çliruar Beogradin nga nazistët në tetor të vitit 1944.

Presidenti serb i vë kusht të pamundurën Ukrainës që të dënojë NATO-n, me qëllim që të dëshmojë të pamundurën e tij për të dënuar agresionin e ri rus në Ukrainë. Serbia si aleate e vetme strategjike e Rusisë në Ballkan është i vetmi shtet, që po bën apologjinë publike të Rusisë agresore.

Në 23 shkurt, dy ditë pas pushtimit rus të krahinave ukrainase të Donbasit, ministri i qeverisë së Vuçiçit, Nenad Popoviç, i dërgon telegram urimi qeverisë ruse me rastin e Ditës së Ushtrisë së Kuqe, ku i shkruan se “Rusia kurrë nuk ka bërë luftra pushtuese”, duke fshirë me gomën qeveritare serbe nga historia pushtimet ruse të Hungarisë në vitin 1956, të Çekosllovakisë në vitin 1968, të Gjeorgjisë në vitin 2008 dhe të Ukrainës dy herë: në vitin 2014 dhe në vitin 2022.

Në këtë situatë nuk mund të mos lindë pyetja: Mirë presidenti serb del dhe i vë kushtin Ukrainës që të dënojë NATO-n për 1999, po qeveria e Tiranës përse nuk i vuri presidentit serb kushtin që ai të dënonte spastrimin etnik të MiIlosheviçit në Kosovë dhe të njihte Kosovën, para se të pranonte ftesën e Vuçiçit për t’iu bashkuar projektit të tij të “Ballkanit të kapur”?

Tirana ka ende kohë të imitojë presidentin serb./Dita

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Plasin pakënaqësitë brenda Aleancës për Shqiptarët, të gjithë kundërshtojnë rikandidimin e Ziadin Selës!

Story i radhës

SHBA paralajmëron Ukrainën: Rusia sulmon brenda 48 orëve!

Të fundit nga