Vriten dy agjentë të FBI-së dhe plagosen tre të tjerë në Florida

Dy agjentë të FBI-së janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur gjatë një shkëmbimi me armë zjarri në Florida ndërsa po bënin kërkimin e një personi, sipas FBI.

Të shtënat me armë filluan rreth orës 06:00 në qytetin e Sunrise ndërsa agjentët po hetonin një “rast të krimeve të dhunshme kundër fëmijëve”.

I dyshuari gjithashtu u vra. I pyetur se sa plumba u qëlluan, një zyrtar i policisë u përgjigj: “Shumë për t’i numëruar”.

FBI tha se dy prej agjentëve ishin transportuar në spital dhe ishin në një gjendje të qëndrueshme. Agjenti i tretë i lënduar nuk kishte nevojë për trajtim.

Sipas Miami Herald, i dyshuari ishte fshehur brenda një shtëpie për disa orë para se të qëllonte dhe të vriste veten.

Të shtënat u zhvilluan në kompleksin e apartamenteve Water Terrace, rreth 10 milje në veri-perëndim të Fort Lauderdale. Komuniteti luksoz përmban një palestër, pishinë, SPA dhe fusha tenisi, sipas faqes së tyre të internetit.

“Në përputhje me politikën e FBI, incidenti i të shtënave është nën hetim nga Divizioni i Inspektimit i FBI”, tha FBI në një deklaratë.

Drejtori i FBI Christopher Wray identifikoi dy agjentët si Dan Alfin dhe Laura Schwartzenberger, të cilët punuan për vite me radhë për të luftuar pornografinë e fëmijëve në Florida, shkruan BBC.

Ngjarja paraprake

Don Xhoni dhe Kida bashkë, çfarë po ndodh mes dyshes?!

Ngjarja e ardhëshme

Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla del sot para gjykatës

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian