Vrau gruan dhe doli të pinte kafen e mëngjesit, detajet nga krimi në Fier

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Fier, ku burri vrau gruan dhe e raportoi ngjarjen si vetëvrasje para se të zbardhej e vërteta.

Tv Klan raporton se Petrit Manaj 56 vjeç kishte goditur gruan me thikë në zemër rreth orës 06:30 të mëngjesit të së martës dhe më pas kishte shkuar në lokalin e lagjes për të pirë kafen.

Kështu ka deklaruar në Policinë e Fierit vetë autori i krimit. 20 minuta pas vrasjes, ai ishte rikthyer në banesë dhe e kishte qëlluar gruan edhe disa herë të tjera me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Sipas tij, këtë gjë e kishte bërë që varianti i tij për vetëvrasje të ishte më i besueshëm.

Gruaja, Valdete Manaj 50 vjeç, kishte humbur jetën menjëherë për shkak të gjakderdhjes të shkaktuara nga goditjet me thikë.

Ngjarja fillimisht ishte raportuar nga 56-vjeçari si vetëvrasje e gruas. Por hetuesit kishin dyshime. Këto të fundit u përforcuan më shumë gjatë orëve në vijim për shkak të deklaratave kontradiktore të burrit vrasës, por edhe të disa shenjave që autori kishte në duar, që mesa duket ishin të gërvishturat e gruas së tij gjatë sherrit përpara se ta godiste.

Petrit Manajt iu vunë përpara faktet dhe provat e policisë. Në këto kushte, ai u detyrua që të pranonte vrasjen e gruas së tij Valdete Manaj dhe deklaroi para efektivëve të Policisë së Fierit se krimin e bëri për xhelozi.

Petrit dhe Valdete Manaj janë prindër të dy djemve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nëse keni këto 7 shenja, trupi po ju tregon se nuk jeni të lumtur

Story i radhës

ВИДЕО | Прoф. д-р Стефова: Институтот за хемија при ПМФ ќе врши контрола во отстранувањето на линданот во ОХИС

Të fundit nga