vrau alferd dedjan zbardhet deshmia e autorit 674ed2944e3bd

Vrau Alferd Dedjan, zbardhet dëshmia e autorit

December 3, 2024
1 minut lexim

Julian Gjoshi, autori i vrasjes së Alfred Dedjas në Ndoq ka dëshmuar para grupit hetimor se krimin e bëri pasi sipas tij 50-vjeçari e kishte sharë atë te persona të tjerë.

Gjoshi është shprehur se ka pasur afrimitet me viktimën, ndaj nuk i ka duruar dot ofendimet dhe e ka vrarë sapo e ka parë në lokal.

Julian Gjoshi autori i vrasjes së Alfred Dedjas i pyetur nga hetuesit është shprehur:

“Ai më shante nëpër tavolina. Unë e mora vesh këtë gjë. Dhe nuk e durova dot. Unë e kam mbajtur me bukë atë. Ai nuk mund të më shajë mua. Erdha për drekë tek Kështjella dhe sa e pashë e vrava”.

Alfred Dedja, i cili jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë ishte me precedent penal në fushën e narkotikëve në shtetin fqinj. Ndërsa autori i dyshuar Julian Gjoshi, në Shqipëri është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Motivi ende është i paqartë për hetuesit, se përse Julian Gjoshi vrau ish-bashkëpunëtorin e kunatit.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

me pret dite e veshtire cka po paralajmeron vuciq para takimit me kurtin dhe kallasin ne bruksel 674ed1e3546af
Story i mëparshëm

“Më pret ditë e vështirë”, çka po paralajmëron Vuçiq para takimit me Kurtin dhe Kallasin në Bruksel

shtetet e bashkuara vendosin sanksione te reja ndaj kines ne prodhimin e cipeve 674ed4b0e6973
Story i radhës

Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të reja ndaj Kinës në prodhimin e çipeve

Të fundit nga

ShkoLartë