Vrau 30-vjeçarin në Kosovë, autori i ngjarjes vëllai i reperit Buta

30-vjeçari Gazmend Hyseni ka mbetur i vdekur në orët e para të së shtunës në Ferizaj si pasojë e plagëve të marra nga sulmi me armë zjarri ndaj tij nga një person tjetër. Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga Policia e Kosovës.

Kurse, siç raporton Gazeta Nacionale, i arrestuari për këtë rast është Qëndrim Januzi, vëllai i reperit Buta. Siç shkruan Nacionale ai ndryshe njihet me nofkën Rifa. Kurse, sipas tyre viktima dhe dorasi kanë qenë shokë.

Qendrim Januzi dhe Buta

Sipas njoftimit të Policisë rreth orës 00:53, policia është informuar se në rrugën “Rexhep Bislimi” ka pasur të shtëna me armë zjarri.
“Nga hetimet e para, dyshohet se personi me inicialet Q.J ( M/K) i moshës 30-vjeçar, ka shtënë me armë zjarri në personin tjetër me inicialet G. H (M/K) i moshës 30-vjeçar, i cili si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo e konfirmuar nga mjekët e spitalit të Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë të ditur se me të arritur në vendin e ngjarjes, është hasur në të dyshuarin me armë në dorë, i cili ua ka drejtuar atë edhe zyrtarëve policorë.“Afër vendit të ngjarjes, një njësi e policisë me automjet zyrtar civil dhe pjesëtarë të policisë me rroba civile, në detyrë zyrtare, kanë vërejtur të dyshuarin me armë zjarri në dorë dhe kanë filluar fillimisht me urdhëra verbal ” ndal policia” që të ndalet, por i dyshuari nuk ka përfillur urdhrat e policisë. I dyshuari me pistoletë në dorë, dyshohet që, në një moment i kthehet zyrtarëve policor dhe njeri zyrtar policor, për ta shmangur rrezikun e drejtpërdrejt ndaj tij, kolegut të tij dhe të tjerëve përreth, e përdor armën e zjarrit zyrtare , me një shkrepje në drejtim të të dyshuarit. I dyshuari, menjëherë dërgohet për ndihmë mjekësore në Qendrën Emegjente në Ferizaj, e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor dërgohet në në QKUK – Prishtinë dhe sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia i ka marrë masat për sigurinë e tij”, thuhet në njoftim.

Si provë materiale nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar dy armë zjarri dhe shtatë gëzhoja.Gjithashtu, me vendim të Prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa ndaj të dyshuarit Q.J është lëshuar vendimi për ndalim për 48 orë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Tregtarët në Mitrovicë shesin në trotuare, tregu mbetet jofunksional

Story i radhës

Në krye të detyrës duke kërkuar për parcela me kanabis, Shefi i Patrullës së Policisë së Shkodrës bie në humnerë!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish