Vrasje, rrëmbim dhe drogë… Kush janë pesë personat që duhet të deklarojnë pasuritë

Operacioni Forca e Ligjit, “zbret” në Elbasan dhe Peqin, ku 5 të dënuarve për vepra të ndryshme penale u ka dërguar kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë.

OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: Mustafa dhe Dylaver Methasa, Arsen Salla, Ervis dhe Ardjan Çela.

Mustafa Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Dylaver Methasa, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Arsen Salla, banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Ervis  Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Ardjan Çela, banues në Peqin, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ngjarja paraprake

Turpi në Serbi

Ngjarja e ardhëshme

​Dega e Vetëvendosjes në Podujevë kallëzim për Agim Veliun dhe dy drejtorët e tij

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian