vrasja ne tirane lidhja e autorit te dyshuar me altin hajrin 674cf44a90f40

Vrasja në Tiranë, lidhja e autorit të dyshuar me Altin Hajrin

December 2, 2024
1 minut lexim

Alfred Dedja, 50 vjeç u vra pasditen e së dielës në ambientet e një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Tv Klan raporton se autori i ngjarjes dyshohet të jetë Julian Gjoshi nga Shijaku. Autori i dyshuar i ngjarjes ka ardhur dhe ka hyrë në lokal dhe është ulur në një tavolinë tjetër pak metra larg tavolinës ku ishte ulur viktima.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Dedja është ngritur dhe i është afruar Gjoshit.

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për hetuesit se ata kanë debatuar për pak minuta dhe më pas, Julian Gjoshi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 50-vjeçarit, i cili ka humbur jetën në vend.

Paraprakisht konfirmohet se të paktën 2 plumba e kanë kapur viktimën. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik tek klientët e tjerë, të cilët kanë qenë në lokal. Viktima jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërkohë që kishte njohje të mëparshme me autorin. Ata kanë pasur edhe një konflikt së fundmi.

Motivi ende nuk është zbardhur nga hetuesit, por paraprakisht dyshohet për prishje të pazarve të drogës jashtë vendit. Autori i dyshuar Julian Gjoshi, është me precedentë të mëparshëm penal për “armëmbajtje pa leje” dhe ka bërë 11 muaj burg.

Gjoshi është arrestuar në Janar të 2021-shit. Emri i tij përmendet edhe tek vendimi i Gjykatës së Posaçme për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Kunati i Gjoshit, Altin Hajri i kërkon ish-deputetit që ta ndihmojë për të liruar nga burgu kunatin e tij. Altin Hajri është në kërkim që prej Janarit të 2020 për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

abdixhiku publikon pamje te reja nga tubimi ne zvicer turneu i ndryshimit do ishte i manget pa mergaten 674cf3d345797
Story i mëparshëm

Abdixhiku publikon pamje të reja nga tubimi në Zvicër: Turneu i Ndryshimit do ishte i mangët pa mërgatën

ferizaj feston fiton kupen e federates 674cf755812b6
Story i radhës

Ferizaj feston, fiton Kupën e Federatës

Të fundit nga

Vicky Pattison senzacionale me fustan

Vicky Pattison dhe Ercan Ramadan u mahnitën teksa morën pjesë në një event me kravata të zeza në Londër të enjten në mbrëmje. Ylli i “I’m A Celeb”, 37 vjeç dhe bashkëshorti

Lekaj tregon çka i ka ofruar Kurti Limajt

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka deklaruar se Albin Kurti, nuk i ka ofruar kryetarit të Nismës, Fatmir Limajt postin e kryeparlamentarit, meqë sipas Lekajt, Kurti është ka frikë se mund ta
ShkoLartë