Vrasja në Tetovë: 17 vjeçarja u dërgua në gjykatë, pritet me protestë nga shokët e klasës së të ndjerit

Me lot në sy dhe brohoritje për drejtësi sot para dyerve të gjykatës protestuan shokët dhe shoqet e klasës së 16 vjeçarit të vrarë në afërsi të Banjave të Tetovës nga 17 vjeçarja nga Novosella e Zhelinës.

Marketing

“Kërkojmë drejtësi për shokun tonë. E kemi pasur më shumë se shokë ka qenë djalë shumë i mirë. Na ka djegur shpirtin. Duam që e drejta të zbardhet sepse nuk është e drejtë të heshtim të gjithë dhe kjo të mbetet pa u dënuar”.

“Drejtësi për vëllain tonë Beharin. Kjo nuk na tronditi vetëm neve, por heshtja është bashkëpunim në vrasje sepse jo çdo gjë mund të falet, sidomos vrasja, vrasja s`ka arsyetim, vrasësi ka një emër”.

“Një vrasje si kjo meriton një dënim të rëndë”.

E dyshuara për vrasjen, 17 vjeçarja sot u dërgua para gjykatësit të procedurës paraprake. Sektori i Punëve të Brendshme në Tetovë ka njoftuar se po mblidhen video materialet nga kamerat e sigurisë, për të parë lëvizjen e të dyshuarës dhe për të hetuar nëse ka dhe persona të tjerë të përfshirë në vrasjen makabre, Pesë ditë më parë, në orët e hershme të mëngjesit, në shtratin e lumit Shkumbin në Banjat e Tetovës, u gjet i pajetë trupi i 16 vjeçarit, vrasjen e të cilit e pranoi e mitura nga fshati Novosellë e Zhelinës.

Story i mëparshëm

Ish-deputeti Frashër Krasniqi dhe tjerët lirohen nga akuza për terrorizëm

Story i radhës

Moggi: Juventusi nuk ka vjedhur kurrë asgjë nga askush

Të fundit nga