Vrasja me armë zjarri në Kombinat, autori i arratisur prej vitesh arrestohet në Greqi

Lokalizohet dhe vihet në pranga në Lamia të Greqisë, një i kërkuar për vrasje në Shqipëri.

Policia e Shtetit thotë se Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana dhe e Interpol Athinës, pas shkëmbimeve të vazhdueshme të informacioneve të grumbulluara nga Departamenti i Policisë Kriminale për vendndodhjen e një të kërkuari për vrasje, i cili fshihej në territorin grek, ditën e djeshme Policia greke, ka finalizuar kapjen dhe arrestimin e shtetasit shqiptar, me qëllim ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Bëhetj fjalë për shtetasin Arben Muça, 50 vjeç, banues në Tiranë.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Ky shtetas, në vitin 1998, në Kombinat, Tiranë, në rrugën “Kelmendi”, në afërsi të një bilardoje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M. T.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 23 vjet burg, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana po vijon procedurat e mëtejshme për ekstradimin e shtetasit Arben Muça drejt vendit tonë.

Ngjarja paraprake

Presidenti Erdoğan niset për vizitë në Kuvajt dhe Katar

Ngjarja e ardhëshme

Chrome rrit sigurinë në Android dhe iOS

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian