Vrasja e Shkëlzen Kastratit, arrestohet autori Albert Zaja

Është arrestuar Albert Zaja, autori i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit.

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 37-vjeçarin për Albert Zaja, i cili është autor i dyshuar për vrasjen e Shkëlzen Kastratit më 1 shkurt të këtij viti në rrethrrotullimin e Sheqit në Fier.

Arrestimi është bërë nga forcat operacionale në fshatin Larushkë të Niklës, ndërsa mësohet se gjatë arrestimit ka pasur edhe të shtëna.

Gjatë arrestimit i është sekuestruar edhe një pistoletë e llojit “Gloc”, e mbushur me fishek ne gojë. Mësohet se autori i dyshuar i vrasjes së Kastratit është duke u shoqëruar nën masa të rrepta sigurie në drejtorinë e policisë Tiranë.

Ngjarja paraprake

​Merkel përgatit ashpërsimin e kufizimeve

Ngjarja e ardhëshme

West Ham 3:3 Arsenal, kështu u vlerësua Xhaka

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian