Vrasja e Jonadës së Potam, rrëqeth pushuesja: Pashë goditjen nga skafi, babai i vajzës i bërtiste që të ndalonte

Një tjetër dëshmi ka dalë në dritë këtë të premte për tragjedinë e Himarës, ku humbi jetën 7-vjeçarja Jonada Avdia, raporton “News24”.

Në dosjen e prokurorisë së Vlorës është dhe dëshmia e një pushueseje, e cila gjithashtu shprehet e shqetësuar për praninë e skafit para se të ndodhte vrasja e vajzës së mitur.

Shtetasja me iniciale S.M. tregon se bashkëshorti i kishte thënë të lajmëronte policinë për ta larguar skafin, por sapo kishte dalë nga uji ka ndodhur dhe ngjarja tragjike.

“Rreth orës 14:00 isha në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji. Pamë se pas nesh ndodhej një skaf që po rrotullohej dhe gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti më kërkoi që të lajmëroja policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilja nga uji, dëgjova njerëzit që po bërtisnin. Kur ktheva kokën pash skafin e ngritur në mënyrë vertikale dhe pastaj situata doli nga kontrolli.

Më pas pashë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babai i vajzës bërtiste që të ndalonte”, ka thënë dëshmitarja e ngjarjes së rëndë në Himarë, ku 7-vjeçarja Jonada Avdia u vra nga skafi që drejtohej nga polici Arian Tase.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Escobar i del në krah Kosovës: Asociacioni nuk duhet të jetë shtet brenda shtetit

Story i radhës

Ndjesia se ditët po kalojnë më shpejtë nuk është krejt e gabuar thonë shkencëtarët

Të fundit nga