“Vrasja e Azem Hajdarit mund të ketë qenë krim pasioni” – gazetari: Këngëtarja e njohur mund të zbulojë misterin

Gazetari Bledi Mane ka bërë një deklaratë shokuese ditën e djeshme, ku tha se vrasja e Azem Hajdarit mund të ketë qenë edhe krim pasioni.

I ftuar në rubrikën “Rreth katrorë” në “E diell”, ai tha se në një fashikull, ka qenë edhe një dosje për jetën e tij private.

Sipas tij, këngëtarja Bleona Qerreti mund të ndihmojë në hetime, sepse ka qenë shumë e afërt me Hajdarin, por shton se kjo dosje nuk u hap, për shkak të ndikimit të babait të saj që punonte në Ministrinë e Brendshme.

Image

“Azem Handari ishte një njeri në përgjim. Azemi ndiqej, përndiqej, largohej, afrohej. Unë bëj çudi si zonja Hajdari, flas për gjyqtaren, nuk mori një dosje të çështjes sepse do të shikonte mrekulli. Një fashikull nuk i është dhënë gjyqtares së huaj sepse kishte krime për pasion. Vrasja e tij mund të ketë qenë dhe krim pasioni. Njeri me energji në jetën private, kishte lidhej lart e poshtë. Ne kemi 30 vite me “azemër” që i kanë kaluar normalet në familje. Kur ndodh një vrasje modeli i FBI-së shkon deri tek këpucët. Ishte turp të dilje me minifunde. Azem Hajdari është një hero i mirë por nuk ka qenë një baba shembullor. Në një fashikull ka qenë dhe dosja për jetën e tij private. Këngëtarja Bleona Qerreti mund të ndihmoj në hetime, sepse ka qenë shumë e afërt me Azemin, por babai i saj, zyrtar në Ministrinë e Brendshme, ka penguar që ky fashikull të hapet”, tha ai.

Ngjarja paraprake

El Shaarawy afër rikthimit te skuadra italiane

Ngjarja e ardhëshme

Trump i falënderon të gjithë që po e mbështetin në luftën kundër COVID-19

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian