vrasja e axhes se prindon sadriut reagon presidentja osmani alarmon organet se po rrezikohet me familje paralajmeron edhe padi per buzhalen 66c0a693eff02

Vrasja e axhës së Prindon Sadriut, reagon presidentja Osmani – alarmon organet se po rrezikohet me familje, paralajmëron edhe padi për Buzhalën!

August 17, 2024
min lexim

Pas raportimeve për vrasjen e mbrëmshme në Ferizaj dhe lidhjen e bashkëshortit të Vjosa Osmanit me viktimën, ka reaguar kjo e fundit.

Ajo ka thënë se “Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera”, shkruan ajo.

Sipas saj, “Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë”.

Reagimi i plotë:

Reagim ndaj propagandës

Pasi i kam njoftuar institucionet e sigurisë dhe jam në përgatitje e sipër të të gjitha mjeteve ligjore, po e bëj publik edhe këtë reagim ndaj publikimit të propagandës së paprecedentë që ka filluar Berat Buzhala dhe media e tij, gazeta online “Nacionale”, e që po vazhdon edhe nga disa portale të tjera.

I njoftoj qytetarët e Kosovës se asnjë njohuri e asnjë lidhje me rrethanat që shpien në vrasjen e mbrëmshme nuk kam as unë e as bashkëshorti im, e aq më pak njohuri për ndonjë rast dhunimi.

Rrethanat që e kanë shtyrë Buzhalën dhe të tjerët në përhapjen e këtyre dezinformatave, kërkoj që urgjentisht të hetohen nga institucionet e sigurisë dhe ato të drejtësisë. Buzhala me “Nacionalen”, dhe disa të tjerë, duke më implikuar mua dhe bashkëshortin tim në situata me të cilat nuk kemi asnjë lidhje të vetme, kanë qëllim të qartë të nxitjes së urrejtjes, e cila pastaj rezulton në dhunë.

Kjo lidhje e rrejshme dhe e rrezikshme e krijuar nga këto portale, me vetëdije të plotë dhe me qëllim të rrezikimit të jetës sime dhe të familjes sime, ndërkohë që autoritetet kompetente po e hetojnë rastin, tregon tendencën e drejtpërdrejtë të tyre për rrezikim te jetës, duke na implikuar rrejshëm madje edhe në gjoja ndërhyrje në drejtësi.

Ftoj sërish të gjitha organet e sigurisë dhe ato të drejtësisë që t’i hetojnë me prioritet të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje e njëkohësisht edhe veprimet e këtij portali dhe portaleve të ngjashme që kanë qëllim të qartë për të rrezikuar jetën dhe nxitur urrejtje, e që këtë mision po shihet se e kanë edhe portalet e Serbisë.

MARKETING

RENT A CAR

tensionet jane te dukshme cfare ndodh me henen e plote te gushtit ne ujor 66c0a5a48cbf0
Story i mëparshëm

Tensionet janë të dukshme, çfarë ndodh me hënën e plotë të Gushtit në Ujor?

elbasan policia shton masat per perballimin e fluksit te levizjes se automjeteve 66c0aa1a1f123
Story i radhës

Elbasan/ Policia shton masat për përballimin e fluksit të lëvizjes së automjeteve

Të fundit nga

ShkoLartë