Vrasja e Armando Baboçit në Durrës, arrestohet vëllai. Si u organizua sherri që shkaktoi një viktimë

Policia e Durrësit ka arrestuar një 25- vjeçar, i dyshuar se qëlloi për vdekje vëllanë e tij më datë 18 shtator, kur edhe ndodhi një sherr masiv mes disa personave.

Në pranga është vënë shtetasi Enriko Gjini, i akuzuar për vrasjen e Armando Baboçit (Gjini), ngjarje kjo e ndodhur rreth katër muaj më parë në lagjen 13, në Durrës. Në këtë ngjarje gjithashtu mbeti i plagosur edhe djali viktimës, Erald Gjini dhe Enrik Tatazi nga grupi rival.

Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën se 25- vjeçari ka qenë prezent mbrëmjen e ngjarjes, ka shtënë me armë dhe ka plagosur një nga pjesëtarët e familjes Tatazi me të cilët ishte konflikti, por dhe dyshohet se mund të ketë qëlluar dhe ndaj vëllait të tij, sepse në vendngjarje janë përdorur tri armë. Ekspertiza balistike do të nxjerrë më pas se nga cila armë kanë dalë plumbat që vranë 39-vjeçarin Baboçi.

Dyshimet janë që ky person të ketë qëlluar dhe ndaj vëllait të vet, për këtë arsye ndaj tij janë ngritur dy akuza për veprat penale “Vrasje me dashje”, “Armëmbajtje pa leje”.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, u ndalua shtetasi E. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës. Ndalimi i tij u bë pasi dyshohet si autor i ngjarjes së ndodhur më datë 18.09.2020, në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, ku pas një konflikti për motive të dobëta mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi A. B. (Gj) dhe u plagosën shtetasit E. Gj. dhe E. T.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

KONFLIKTI

Klodjan Daci

Sherri mes dy të rinjve (Erald Gjini dhe Klodjan Daci) në Durrës, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë të plagosur, ka nisur në ambientet e një berberhane në qytetin bregdetar dhe më pas situata degjeneroi në konflikt masiv ku u përfshinë të paktën dhjetë persona.

Në këtë ngjarje të përgjakshme që nisi me sende dhe mjete të forta dhe përfundoi me përdorimin e armëve mbeti i vdekur Armando Baboçi dhe u plagosën Erald Gjini (i biri) dhe shtetasi Enriko Tatasi.

Sipas Prokurorisë së Durrësit, më datë 18 shtator, në orën 17:30, Erald Gjini, djali i viktimës, ka shkuar për t’u qethur në një berberhane ku ndodhej dhe Klodjan Daci, djali i një biznesmeni të njohur në Durrës. Mësohet se Gjini ka shkuar në ambientet e brendshme të berberhanes dhe është ulur për t’u qethur, ndërkohë në karrigen ngjitur ishte ulur Klodjan Daci.

Klodjani ka përfunduar qethjen i pari dhe është ngritur nga karrigia për të shkuar të lante kokën, ndërkohë që 19-vjeçari Gjini vijonte që të qethej.

Gjatë kësaj kohe, Gjini dhe Daci kanë hedhur shikime dashakeqe kundrejt njëritjetrit dhe kjo ka mjaftuar që të ndizej konflikti mes të rinjve. Situata degradoi shumë shpejt dhe dy të rinjtë kanë dalë jashtë berberhanes për t’u konfliktuar fizikisht.

Në ato çaste, Erald Gjini nxjerr një palë gërshërë që i kishte marrë nga brenda dyqanit dhe ka qëlluar 19-vjeçarin në dorë. Daci nuk e la me kaq, kjo edhe për faktin që doli i humbur pasi mbeti i lënduar në njërën dorë dhe organizoi kundërpërgjigjen.

Si u organizua sherri që shkaktoi një viktimë

Klodjan Daci njoftoi vëllain e tij të madh, Florjonin për atë çfarë kishte ndodhur në berberhane.

Dy vëllezërit lajmëruan edhe shokët e tyre për atë që kishte ndodhur. Këta të fundit u treguan të gatshëm për t’u dalë në krah. U organizuan duke marrë armë, shkopinj bejsbolli dhe leva, hipën në dy makina dhe u nisën drejt lokalit ku qëndronte Eraldo Gjini, babai i tij Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij. Në momentin që grupi prej tetë anëtarësh i Klodjan Dacit zbriti nga automjetet, Eraldo Gjini, babai i tij Armando, xhaxhai dhe një shoku i tij i pikasin dhe lëvizin nga tavolina dhe Enriko Gjini (xhaxhai Eraldos) mbush pistoletën dhe e fut në brez. Pasi afrohen edhe grupi Klodjanit nis përplasja. Një prej tyre, ndërkohë që të tjerët goditeshin me sende të forta, nxori një pistoletë nga brezi dhe e mbushi me municion.

Të njëjtën gjë bëri edhe Enriko Gjini. Tashmë do të jetë ekspertiza balistike ajo që do të përcaktojë se nga cila armë u vra Armando Gjini, u plagos djali i tij Erald Gjini dhe E. Tatasi.

Ngjarja paraprake

Evropa në një ‘pikë kritike’ për shkak të rrezikut nga varianti i ri i coronavirusit, thotë OBSH

Ngjarja e ardhëshme

Ish-zëdhënësja e OSBE-së: Pikëpamjet e Trumpit ndryshojnë vetëm pak nga ato të Millosheviqit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian