Vrasja e 19 vjeçarit/ Greqia e shpall në kërkim ndërkombëtar, ultimatum Shqipërisë: Na e dërgoni menjëherë 23 vjeçarin shqiptar që fshihet tek ju

Greqia i ka kërkuar Shqipërisë që të ekstradojë të riun shqiptar që akuzohet për pjesëmarrjen në vrasjen e 19- vjeçarit grek në Selanik Alikis Kampanos. Ministri grek i Mbrojtjes Civili, Takis Theodoricakos ka deklaruar se Shqipëria duhet të ekstradojë menjëherë të riun që dyshohet se fshihet në vendin tonë.

Sipas ministrit grek, kërkesa për ekstradim pritet të bëhet brenda ditës për të dërguar në gjykim të riun shqiptar që dyshohet të ketë marrë pjesë direkt në vrasjen e 19 vjeçarit grek Alikis Kambanos. 19 vjeçari u vra gjatë një përleshje nga një grup tifozësh javën e kaluar në Selanik. Nga kjo ngjarje mbetën të plagosur edhe shokët e tij, tifozë të skuadrës së futbollit Aris të cilët u përplasën me ata të PAOK-ut ku për pasojë mbeti i vrarë i riu grek.

Për këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona, midis tyre edhe një 23 vjeçar shqiptar i cili ka rrëfyer gjithçka di për policinë dhe prokurorinë greke. Ndërkohë që është në kërkim një tjetër 23 vjeçar shqiptar i cili dyshohet se fshihet në Shqipëri, transmeton Sky Grek.

Për rastin e tij, ministri grek Theodoricakos theksoi se do të lëshohet një urdhër ndërkombëtar arresti. Ndërsa një tjetër i ri që kërkohej nga policia greke është vetëdorëzuar ditën e sotme pranë autoriteteve të Selanikut.

Policia bastisi klubet e futbollit në Athinë dhe Selanik javën e kaluar, ku konfiskoi edhe armë.

Sipas policisë, objektivi i autorëve kanë qenë tifozë të tjerë të Arisit, të cilët shkonin shpesh në vendin ku ndodhi ngjarja. 19 vjeçari Campanos dhe shokët e tij u gjendën në atë rrugicë dhe u përleshën me grupin e tifozëve të PAOK-ut pasi iu kishin thënë atyre se ishin tifozë të skuadrës së Arisit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Salah kthehet te Liverpooli

Story i radhës

Георгиевски: Треба да си ја ревидираме историјата и да го смениме односот кон Бугарија

Të fundit nga