Vrasja e 14 vjeçarit, gazetari zbulon detaje: Nuk ka pamje të plotë filmike!

November 29, 2024
min lexim

Pikëpyetje të shumta janë ngritur lidhur me hetimet për vrasjen e 14 vjeçarit Martin Cani dhe plagosja e mikut të tij, Luis Meçe, i cili ky i fundit ka deklaruar se ka një autor të dytë.

Gazetari Igli Çelmeta, i ftuar në studion e News 24, ka dhënë detaje mbi hetimet e deritanishme të ngjarjes së rendë, duke deklaruar se celulari i autorit, i cili tashmë ndodhet tek paraburgimi i të miturve, nuk është sekuestruar nga autoritetet.

“Në procesverbal, është sekuestruar telefoni i Luisit, telefoni i dy të dyshuarve si autorë, ndërsa telefoni i autorit nuk është sekuestruar se e kemi lexuar të gjithën. Kjo tregon që është një gjë pas.”, tha gazetari.

Një veprim i tillë, për gazetarin ngre pikëpyetje të shumta mbi vërtetësinë e ngjarjes, ashtu sikurse deklaron se nuk ekziston një pamje e plotë filmike të krimit të rëndë. Në këtë mënyrë, duke mos pasur pamje të plotë filmike por me pauza, ngrihen dyshimet se mund të ketë pasur një autor të dytë, i cili mund të ketë përdorur një thikë tjetër e ta ketë hedhur diku.

“Prandaj, nuk mund të dalësh të flasësh publikisht me bindje të plotë sepse nuk e ka pamjen e plotë nga minuta e parë deri tek minuta e fundit e të gjithë dinamikës. Ka pauza. Pse mos të mendoj unë si gazetar që në një pauzë 5 minutsh, 2 minutshe, apo 3 minutshe, një autor tjetër mund të ketë qëlluar Luisin dhe thikën mund ta ketë hedhur diku?”, u shpreh gazetari.

Po kështu, gazetari shprehet se përse merret për bazë deklarata e të miturve të tjerë, ndërsa ajo e te plagosurit nuk merret për bazë?

Gazetari Igli Çelmeta:

Në procesverbal, është sekuestruar telefoni i Luisit, telefoni i dy të dyshuarve si autorë, ndërsa telefoni i autorit nuk është sekuestruar se e kemi lexuar të gjithën. Kjo tregon që është një gjë pas dhe do analizoj një gjë nga deklarata e policisë dje. Mu duk si një deklaratë që bëjnë partitë politike ndërmjet njëra tjetrës. PD-PS ndaj njëra tjetrës, sulm ndaj medias dhe opinionit publik.

E flet me përgjegjësi të plotë që ka vetëm një autor, e këtë e bazon në dëshmi por jo në prova filmike, shkencore e biologjike. Pse nuk merr për bazë dëshminë e Luizit por merr për bazë dëshminë e tret ë tjerëve? Prandaj, nuk mund të dalësh të flasësh publikisht me bindje të plotë sepse nuk e ka pamjen e plotë nga minuta e parë deri tek minuta e fundit e të gjithë dinamikës. Ka pauza. Pse mos të mendoj unë si gazetar që në një pauzë 5 minutsh, 2 minutshe, apo 3 minutshe, një autor tjetër mund të ketë qëlluar Luisin dhe thikën mund ta ketë hedhur diku?

Ka dhe një diçka tjetër. Tek reagimi i djeshëm, unison ministri, Policia e Shtetit dhe Spital ii Traumës, për shkak se Luisi i plagosur ka hapur një gofundme për të pasur mundësi financiare për trajtimin e tij më pas, për të rikuperuar pasi është futbollist, dhe është një reagim unison. Reagimi i ministrit më ka skandalizuar, e ka krahasuar me ngjarjen e Egli Progës. Kemi qenë bashkë nës studio, kemi hapur pamjet filmike, ku del polici duke bërë sehir aty ndërsa një nga autorët e dyshuar merrte makinën, prishte provat nga vendi i ngjarjes dhe thotë që opinion publik e mediat dezinformojë publikun. Ne e kemi video, me pamje, lëviz makinën. Tani, si e krahason këtë ngjarje me ngjarjen e rëndë ku ka humbur jetën një 14 vjeçar? Është shumë e rëndë, janë deklarata joprofesionale.

Duke marrë për bazë sjelljen e adoleshentëve, minorenëve, ka bërë më përpara postime në rrjete sociale me thikë në dorë, ç’ka tregon se ky do të tregojë forcën e tij. Pra është një konflikt që ka patur. Prandaj duhet një hetim shumë serioz, e nga profesionistë. Duhet hetuar çdo gjë me detaje. Në ditën e ngjarjes ai nxorri thikën, nga e mori thikën ky djalë? E kishte në shkollë, ja solli dikush nga jashtë

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dita e Falënderimeve, Osmani dhe Hovenier festojnë bashkë me ushtarët amerikanë në Bondsteel

Story i radhës

Rahoveci e luan të shtunën ndeshjen e kthimit në Kupën Evropiane

Të fundit nga

Lazio e mposht Napolin në Kupën e Italisë

Lazio e ka fituar ndeshjen e 1/8 së finales së Kupës së Italisë ndaj Napolit. Lazio triumfoi 3:1 në “Olimpico”. Zaccagni humbi penalltinë për vendasit në minutën e 21-të të ndeshjes, por
ShkoLartë