Vranësira dhe shi, njihuni me parashikimin e motit për këtë fillim jave

Vendi ynë paraqitet me mot të vranët. Pritet që herë pas here të ketë zhvillim të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje të pakta dëbore.

Sipas Meteoalb më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Juglindore dhe Veriore. Ndërsa Qendra e territorit do të ketë vetëm momente të pakta me pika shiu.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Veriu dhe Qendra do të jenë në ndikimin e motit të qëndrueshme, të cilat do të sjellin në këto rajone kthjellime dhe kalime vranësirash.

Ndërsa Europa Lindore vijon të jetë në dominimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës.

Gjithashtu me vranësira të shpeshta dhe reshje do të paraqitet pjesërisht gadishulli i Ballkanit dhe gadishulli Iberik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

7 marsi – festa shqiptare e mësuesit

Story i radhës

Serbia kriminale po e ndihmon luftën kriminale të Rusisë me mercenarë serbë në Ukrainë…

Të fundit nga