vranesira dhe reshje shiu njihuni me parashikimin e motit per sot 65f14c338fca8

Vranësira dhe reshje shiu! Njihuni me parashikimin e motit për sot

March 13, 2024
1 minut lexim

Vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit gradual të një qendre të ulët presioni me origjinë veriperëndimore.

Moti parashikohet me alternime vranësirash si dhe intervale afatshkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët prej orëve të para të 24-orëshit e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash deri në orët e pasdites. Më pas parashikohet ndërprerje e përkohëshme e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi deri 14m/sek shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 3 deri 11°C

në zonat e ulëta 5 deri 16°C

në zonat bregdetare 8 deri 16°

MARKETING

RENT A CAR

dialogu kosove serbi dhe ceshtja e dinarit i derguari amerikan escobar sot ne prishtine 65f1499f83ada
Story i mëparshëm

Dialogu Kosovë-Serbi dhe çështja e dinarit – i dërguari amerikan, Escobar sot në Prishtinë

9 vjet nga pranimi i kosoves ne fiba 65f152c392cf0
Story i radhës

9 vjet nga pranimi i Kosovës në FIBA

Të fundit nga

ShkoLartë