Vranësira dhe diell gjatë javës që po vjen, këto janë temperaturat për të hënën dhe të martën

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës që po vjen do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me reshje shiu në viset e ulëta dhe në vise me lartësi mesatare, ndërsa në vise malore parashihet të bie borë.

Temperaturat vazhdojnë të mbeten mbi vlerat e mesatareve për periudhën që jemi, minimalet ndërmjet -1 deri 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-10 gradë Celsius.

Cilësia e ajrit do të jetë relativisht e mirë për shkak të kushteve favorite meteorologjike.

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Ngjarja paraprake

Si lidhet dashuria me shikim të parë me imazhet e fëmijërisë

Ngjarja e ardhëshme

Hajrizi rikthehet te Trepça: Torcida është zemra ime!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian