Sot, deputetët kanë votuar ndryshimet në Ligjin për DAP, me çka nëpunësit civilë do të fitojnë statusin e nëpunësve tatimor.
Këtë e ka bërë të ditur edhe zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi i cili gjithashtu sqaron edhe procedurën se si thjeshtësohen ndryshimet.
Statusi i plotë i Grubit:
Deputetët votuan ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
👉 Me ndryshimet thjeshtësohet:
📎 struktura organizative e DAP sipas proceseve të reja në njësitë organizative,
📎 nëpunësit civilë bëhen nëpunës tatimor,
📎 krijohet mundësia edhe për ngritjen e grupeve të punës për zbatimin e modernizimit të sistemeve të IT-së,
📎 vendoset dhe sqarohet struktura dhe funksionaliteti i Sistemit të Informacionit Tatimor (IDIS),
📎 specifikohet bashkëpunimi që DAP ka me institcuionet tjera shtetërore me të cilat shkëmben të dhëna për qëllime tatimore.
https://www.facebook.com/photo?fbid=779599393529581&set=a.262689908553868