Vonesat për viza rrezikojnë pjesmarrjen e KFF Mitrovica në Champions League

Vonesat për viza rrezikojnë pjesmarrjen e KFF Mitrovica në Champions League.

KFF Mitrovica e shqetësuar me vonesat për paisje me viza që po bëhen nga Ambasada Austriake në Shkup, po rrezikohet pjesmarrja në Champions League.

Klubi i futbollit Mitrovica (F), ju ka mbetur kohë deri të hënën për tu paisur me viza mirpo vonesat e paarsyshme nga Ambasada Austriake janë duke e rrezikuar seriozisht pjesmarrjen e vajzave mitrovicas në ligën e kampionëve këtë vit.

KFF Mitrovica, i ka kryer të gjitha obligimet me kohë dhe përmes FFK-së kanë aplikuar për viza mirpo me vonesat e Ambasadës Austriake kryesia dhe gjithë stafi tjetër janë të shqetësuar.

Deri me tani vetëm një pjesë e ekipit kanë aplikuar për viza ndërsa pjesa tjetër pritet nesër të aplikojnë, shkruan “Mitrosport”.

Për një pjesë të skuadrës ka mundësi që të hënën të paisen me viza, ndërsa për pjesën tjetër nuk dihet sakt se kur, mirpo dita e fundit kur duhet që klubi të paiset me viza është dita e hëne pasiqe pikrisht të hënën në mbrëmje ose të martën në mëngjes klubi duhet të udhëtoj drejtë Austrisë.

Ngjarja paraprake

Britani, pezullohet anëtarësia partiake e ish-liderit të Partisë Laburiste pas "raportit të antizemitizmit"

Ngjarja e ardhëshme

Shitësi i kroasanëve dëshmitar i sulmit të tmerrshëm në Nice: Një burrë më tha se një gruaje i është prerë koka

të fundit nga

Rikthehet Coutinho

Philippe Coutinho është rikthyer këtë të hënë në stërvitje te Bracelona. Sulmuesi

AlbanianEnglishMacedonian