Volumi posta nga jashtë rënie të ndjeshme në 2020

Pandemia e ka goditur volumin postar me jashtë për shkak të kufizimeve në lëvizje në muajt parë të pranverës.

Nga të dhënat zyrtare të INSTAT gjatë 11 mujorit 2020 volumi postar me jashtë ishte 259 tonë ose 38 për qind më pak se të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, ku volumi postar ishte 421 tonë.

Sipas INSTAT ky volum përfshin mallrat e autorizuar me postë dhe që kanë hyrë ose dalë nga vendi nëpërmjet transportit, hekurudhor, detar dhe atij ajror.

INSTAT referon se rënia e aktivitetit postar me vendet e tjera lidhet me masat kufizuese në pranverë. Zakonisht postat përpunojnë një volum prej 34-45 tonësh në muaj me jashtë, por në prill ato përpunuan zero tonë, në maj vetëm 4 tonë në qershor vetëm 5 tonë. Përgjatë gjithë vitit aktiviteti postar në vend mbeti i dobët sidomos pas karantinës së parë.

Por rënia e shkaktuar nga kufizimet në lëvizje me jashtë vendit duket se është kompensuar në një farë mënyrë nga rritja e aktivitetit të brendshëm. Bllokimi që shkaktoi karantina ka rritur tendencën për të përdorur postën. Ekspertet e tregut pohojnë se kjo rritje në tregun e brendshëm është shkaktuar nga rritja e tregtisë online, e cila e ka realizuar shpërndarjen e mallrave nga posta.

Volumet postare me jashtë vijnë në lidhje të drejtë me rënien e theksuar të transportit të mallrave dhe të njerëzve me të gjitha linjat e transportit.

Përgjatë 11 mujorit 2020, volumi i mallrave të ngarkuara dhe shkarkuara në porte është 3.919 mijë ton, duke u ulur me 4,4 %, krahasuar me 11-mujorin e vitit 2019, ndërsa volumi i mallrave të transportuar me hekurudhë u ul 42,0 %, krahasuar me 11-mujorin e vitit 2019. Transporti nga ajri ulu me 23,9 %, krahasuar me janar-nëntor 2019.

Transportit ndërkombëtar ka qenë ndër sektorët me të goditur nga pandemia e koronavirusit. Bllokimi i transportit ajror që siguron një pjesë të madhe të volumit postar me jashtë ka sjellë rënien më të madhe.

Të dhënat e tërthorta nga AKEP tregojnë se volumi postar për nga numri i dërgesave dhe pakove është rritur, por sipas INSTAT sasia ka rënë ndjeshëm.

Pas përdorimit masiv të internetit posta humbi shërbimin klasik të dërgimit të letrave që u zëvendësuan nga emaili, por me zhvillimin e tregtisë online, postat në të gjithë botën po marrin një dimension të ri në transportin e mallrave dhe janë para një perspektivë në rritje.

/Monitor

Ngjarja paraprake

Meshkujt nuk i duan këto dhurata

Ngjarja e ardhëshme

Ulen temperaturat, ky është moti për dy ditët e ardhshme

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian