Volkswagen hyn në biznesin e baterive për makinat elektrike

Me zinxhirët e furnizimit nën presion të madh, lufta në Ukrainë dhe shumë faktorë të tjerë ekonomikë në një botë të pas pandemisë, prodhuesit e makinave elektrike por luftojnë për të siguruar metale me vlerë si kobalti, litiumi dhe nikeli të cilët përdoren në bateritë por gjithashtu edhe në zhvillimin e mjeteve për ndërtimin e këtyre baterive.

Ditën e Enjte grupi Volkswagen vendosi themelimin e një kompanie të re, PowerCo, e cila do të jetë përgjegjëse për biznesin e baterive të kompanisë.

“Sot është një ditë e madhe për industrinë e makinave në Gjermani dhe Evropë,” tha Kancelari Gjerman Olaf Scholz gjatë aktivitetit. “Volkswagen po na tregon sesi e ardhmja e qëndrueshme dhe miqësore me mjedisin do të ngjajë. Së bashku po hedhim themelet e formësimit të së ardhmes.”

PowerCo do të merret me aktivitetin global të baterive për VW nga prodhimi i tyre tek kërkimi dhe hulumtimit rreth teknologjive të reja.

Sapo fabrika në Salzgitter të jetë operacionale, PowerCo do të fillojë punën në një fabrikë të dytë në Valencia të Spanjës dhe me objektivin e ndërtimit të tre të tjerave në Evropë dhe Amerikën e Veriut.

Secila prej fabrikave Evropiane do të funksionojë 100% me energji të rinovueshme. PowerCo synon të hapë 6 fabrika në Evropë me kapacitet vjetor prodhimi prej 240 GWh ose e thënë ndryshe 6 milionë makina elektrike.

Fabrika do të krijojë 5 mijë vende të reja pune kur të hyjë në funksion në 2025. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina pretendon kontrollin e ishullit të gjarpërinjve

Story i radhës

Zelensky takohet me senatorët amerikanë

Të fundit nga