Vojvoda: Në Gjermani, jetoja me 600 euro në muaj

Mërgim Vojvoda është shprehur krenar me vendimin e tij për të kaluar te Torino në Itali.

Mbrojësi thotë se ka nënshkruar kontratë të rëndësishme duke siguruar të ardhmen e familjes së tij.

“E them pa asnjë tabu, nuk do e kisha imagjinuar kurrë që një ditë do të merrja paratë që marrë sot. Në fakt, unë kurrë nuk jam mësuar të jetoj me kaq shumë. Unë nuk e harrojë që vetëm pesë vjet më parë, kur isha në Gjermani, kam jetuar me 600 euro në muaj në një dhomë të zymtë hoteli. Për disa javë pyesja veten nëse duhej të gjeja një punë të qëndruashme jashtë futbollit. Jam krenar që kam besuar në veten time” deklaroi Vojvoda për SudInfo.

25 vjeçari ka nënshkruar kontratë me Torinon deri në qershor të vitit 2024. 

Ngjarja paraprake

‘Dridhet’ pankina e Lampard, te Chelsea mund të vijë Shevçenko

Ngjarja e ardhëshme

Shkolla në rrezik…! Evropë, fëmijët po infektohen më shumë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian