Vojvoda: Bëmë atë që kemi premtuar

Mërgim Vojvoda ka deklaruar se Kombëtarja e Kosovës ka dhënë maksimumin në barazimin 0-0 ndaj Greqisë.

Mbrojtësi i djathtë duke folur për Supersport, shtoi se djemtë e Kombëtares treguan se si punohet për fanellën e Kombëtares së Kosovës.

“Më duket se kemi bërë befasi për të gjithë. Befasuam edhe Greqinë me 3-5-2. Kjo solli rezultatin, por kishte edhe dëshirë të madhe. Siç kam thënë, do të japim maksimumin dhe kemi bërë 100%. Nuk ishte lehtë pasi gjysma e ekipit mungonte. Kryesorja ishte t’ia dinim vlerën fanellën e Kosovës. Këtë treguam në fushë dhe jam i lumtur”, ka deklaruar Vojvoda.

“E pamë se nuk i lamë shumë raste Greqisë. Ajo penallti nuk ishte penallti por nuk kishte VAR. Patëm dy raste, duhej të ishim më egoistë dhe të gjuanim. Ajo na dha forcë pasi na tregoi se edhe ne mund të shënojmë dhe në pjesën e dytë ishim më mirë”.

Ngjarja paraprake

Ardian Gjini: Gjakova do të jetë komuna me të gjitha fshatrat me ujësjellës

Ngjarja e ardhëshme

Kim Kardashian është zyrtarisht më e pasur se Kylie Jenner

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian