VMRO: MPB strofkull e kriminelëve, Spasovski bashkëpunëtor i Asanit

VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj rastit incidentit në të cilin një javë më parë ishin përfshirë dy eprorë policorë, përcjell SHENJA.

VMRO-DPMNE akuzon Oliver Spasovski, se ky i fundit e ka shndërruar MPB-në në strofkull të kriminelëve.

Oliver Spasovski dhe MPB është shndërruar në strofkull të kriminelëve dhe të afërm të pushtetit të LSDM-së dhe BDI-së.

I gjithë opinion e din se personi i dytë i BSP-së Arif Asani liron njerëz të cilët gjuajnë me armë në zyrtarë policor në Çair edhe atë para 50 njerëzve të cilët nuk janë fajtor dhe të cilët do të mund të përfundonin me pasoje tragjike. Ndërsa, Spasovski hesht dhe ik pa dhënë përgjigje, pasi ende nuk ka përgjegjësi nga Asani.

A janë të saktë informacionet se personi që ka shtënë me armë ndaj tij ka patur urdhër arresti për vuajtje të dënimit më burg dhe pse raporti i policisë nuk përputhet me ngjarjen e filmuar?

Sa më shumë që Spasovski ik ka përgjigjet, aq më e qartë shihet se edhe ai e ka ditur, mirëpo ka heshtur vetëm për “paqe” në koalicionin LSDM dhe BDI.

Është e papranueshme se Asani si personi i dytë i Byrosë për Siguri Publike qëllim i së cilës analizimi i gjendjes së sigurisë si dhe shkaqet për paraqitjen e kriminalitetit liron person të armatosur i cili rrezikon sigurinë e qytetarëve dhe zyrtarë policor.

Nëse Spasovski nuk ka guxin që vet personalisht të japë dorëheqje për numrin e madh të skandaleve në kohën kur ai udhëheq me MPB-në, atëherë le të mërr guxim dhe të shkarkojë menjëherë Arif Asanin nga funksioni. /SHENJA/

Story i mëparshëm

WordPress 6.0 vëmendje të veçantë blloqeve, shablloneve dhe modeleve

Story i radhës

Rusia ndërpret furnizimet me gaz natyror për Danimarkën

Të fundit nga