VMRO-DPMNE: Zaev ka tradhtuar kombin

Zaevi hesht dhe nuk tregon se për çka bisedohet në bisedat e fshehta në Sofje këtë fundjavë, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas tyre Zaevi ka dashur të pranojë histori të retushuar, dorëheqje nga gjuha dhe pakica maqedonase.

“Heshtja e kryeministrit në largim Zaev, por edhe e Dimitrovit, Osmanit, Shekerinskës, dhe gjithë qeverisë dhe gjithë LSDM-së, zëshëm flet se ky pushtet i shpopulluar negocion për identitetin, historinë dhe shtyllat antifashiste të shtetësisë maqedonase”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga VMRO-DPMNE shtojnë se pushteti në mënyrë të kontrabanduar dëshiron që edhe ashtu në marrëveshjen e dëmshme të vitit 2017 të shënojë ndarje të re të interesave nacionale. Vetë kryeministri në largim, Zoran Zaev, të gjithë këtë e tha në intervistën skandaloze, ndërsa me heshtjen edhe gjithë kjo konfirmohet.

“Askush nuk i ka dhënë të drejtë Zaevit që të tregtojë me popullin, gjuhën dhe historinë, sepse ato i takojnë të gjitha gjeneratave të kaluara, të tanishme dhe të ardhshme të maqedonasve dhe qytetarëve të tjerë të Maqedonisë. Kjo nuk është tezgë, që ta shesë. Kjo është Maqedonia, shtet sovran dhe i pavarur.Populli ashpër kundërshton dhe edhe më ashpër do t’iu përgjigjet politikave të tilla të dëmshme dhe anacionale të kryeministrit në largim Zoran Zaev. Puna ka ardhur deri aty, ose Zaevi ose Maqedonia. Për këtë dorëheqje e Zaevit, liri e Maqedonisë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Ngjarja paraprake

Setien e padit Barcelonën për shkelje të kontratës

Ngjarja e ardhëshme

Rinisja e planifikuar e marrëdhënieve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian