VMRO-DPMNE: Propozimi francez kapitullues për Maqedoninë e Veriut

VMRO-DPMNE vazhdon ta cilësoj si të dëmshëm për vendin propozimin franzec. Dragan Kovaçki, nga kjo parti e cilësoi propozimin si kapituellues për Maqedoninë e Veriut ndërsa me këtë propozim tha se Bullgarisë i mundësohet kuadër ligjor që të kushtëzojë temat siç identitare siç janë gjuha, historia dhe tesktet shkollore, raporton KlanMacedonia.

“Propozimi bullgar është kapitullues dhe Kovaçevski dhe Osmani kapitullojnë Maqedoninë. Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq janë në rrugën e tyre për të zbatuar bullgarizimin. Në këtë propozim, në vend të hapjes së perspektivës evropiane, Bullgarisë i mundësohet një kuadër ligjor që të kushtëzojë temat identitare, gjuhën, historinë, ndryshimet në tekste, monumente, ngjarje dhe kërkesa të tjera poshtëruese. Osmani dhe Kovaçevski ia bëjnë këtë palës bullgare përmes raporteve vjetore për zbatimin e nenit 12 të marrëveshjes dypalëshe nga viti 2017, që i referohet pikërisht këtyre çështjeve të ndjeshme” – Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Nga LSDM shprehen se propozimi në fjalë në asnjë mënyrë nuk cënohen çështjet identiatre, ndërsa akuzuan opozitën dhe kreun e saj për veprime destruktive.

”Me rëndësi kurciale në këtë propozim është që pikëpamjet dhe qëndrimet tona janë të inkorporuara, kemi gjuhë të pastër maqedonase në BE, identiteti maqedonas është I mbrojtur, ndërsa çështjet historike nuk janë pjesë e kornizës negociuese. Rranë në ujë të gjitha trillimet dhe gënjeshtrat për gjoja bullgarizim dhe asimilim” – tha Bogdanka Kuzeska.

Nga LSDM poashtu i bënë thirrje opozitës që të tregoj konstuktivitet dhe pjekuri për situatën në të cilën gjendet vendit.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ky është çmimi i biletave në Lituani, pak më lirë për ukrainasit, kundër kampionit të Kosovës 

Story i radhës

Tri klubet e mëdha evropiane në garë për Dembelen

Të fundit nga