VMRO-DPMNE: Keqmenaxhimi energjetik do të sjell fatura më të shtrenjta për qytetarët

“Politika energjetike e LSDM-së dhe BDI-së është e barabartë me një katastrofë energjetike, për shkak të kësaj katastrofe pason një rritje e re e çmimit të energjisë elektrike”, thuhet në një komunikatë të mëngjesit të sotëm nga VMRO-DPMNE opozitare.

Partia komenton se reduktimi i prodhimit vendas të energjisë elektrike është rekord i ulët në vitet e fundit dhe është arsyeja e faturave të mëdha të energjisë elektrike të qytetarëve, komunave dhe ekonomisë.

VMRO-DPMNE paralajmëroi se “menaxhimi katastrofik i krizës energjetike do të sjellë fatura edhe më të larta që do t’i paguajnë qytetarët në periudhën e ardhshme”.

“Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së, në vend që të prodhojë energji elektrike, ka menduar vetëm për tenderët kriminalë në REK Manastir. Aksidenti i djeshëm me vërshimet në REK Manastir është fotografia e sistemit energjetik në Maqedoni. Prej vitesh po ndodh një tollovi në sistemin energjetik. Shteti i ka lënë komunat në borxhe për faturat e mëdha të energjisë elektrike. Në vend që komunat t’i zgjidhin problemet e infrastrukturës, me realizimin e projekteve, ato po mundohen të paguajnë faturat e mëdha të energjisë elektrike”, thonë nga VMRO-DPMNE.

“Ndryshe nga të gjitha kompanitë energjetike në botë që operojnë me fitim, ELEM është në prag të falimentimit sepse nuk prodhon energji elektrike dhe importon 7-8 herë më të shtrenjtë. Prodhimi i pamjaftueshëm i energjisë elektrike, rezervuarët bosh, tenderët kriminalë për gërmime fiktive, tenderët në 4 sy dhe pasurimi i kompanive pranë familjes së Zaevit janë arsyeja e faturave të larta të energjisë elektrike të qytetarëve dhe ekonomisë. Kjo situatë katastrofike në sistemin energjetik duhet të ndalet sa më parë. U bë me të vërtetë shumë!”, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE-së.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nataliteti është në rritje në Maqedoni

Story i radhës

Elhami Shabani shkëlqen, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Të fundit nga