VMRO-DPMNE: Bllokada aktive e Kuvendit është efektive

Nga VMRO-DPMNE, kanë reaguar në lidhje me bllokadën në Kuvend. Nga VMRO-DPMNE kanë thënë se bllokada aktive është efektive, pasi që LSDM nuk po e mbështeti ligjin për ARM-në të cilin e ka propozuar VMRO-DPMMNE. Nga atje thonë se Ligji nuk mund të sillet as në rend dite.

“LSDM dhe BDI dje u vendosën kundër armatës dhe nuk e mbështetën ligjin për ARM-në propozim i VMRO-DPMNE-së me të cilin përmirësohet statusi i pjesëtarëve të armatës. LSDM dhe BDI punojnë në dëm të ushtrisë dhe i manipulojnë ushtarët. Deputetët e VMRO-DPMNE-së pasi që nuk kaloi ky ligj gjatë tërë ditës zbatuan bllokadë aktive me çka pamundësuan shkurtpamësi të LSDM-së dhe BDI-së, e cila ka për qëllim vetëm përfitim personal të individëve, por jo edhe të popullit”, shtojnë nga atje.

Ata kanë shtuar se VMRO-DPMNE do ta kundërshtojë tërë atë që nuk është në dobi të qytetarëve dhe gjithçka që nuk është e domosdoshme për shtetin, ndërkaq do të thotë ngarkesë e buxhetit apo dobi e LSDM-së dhe BDI-së.
Ndryshe, bllokada aktive do të vazhdoj edhe sot.

Story i mëparshëm

SASHK dhe MSH vazhdojnë bisedimet për harmonizimin e pagave

Story i radhës

LSDM: Deputetët e VMRO-së t’i kthejnë pagat, paratë për mëditje dhe shpenzimet e rrugës

Të fundit nga