vmro dpmne akuza qeverise lsdm bdi 100 milione euro perfunduan ne kompanite e aferta me partite 66abb9dce63a1

VMRO-DPMNE akuza qeverisë LSDM-BDI: 100 milionë euro përfunduan në kompanitë e afërta me partitë

August 1, 2024
1 minut lexim

VMRO-DPMNE ka shpalosur sot edhe një akuzë ndaj qeverisjes së kaluar LSDM-BDI. Duke folur në konferencën për media të titulluar “shteti i grabitur”, zëdhënësja dhe deputetja e kësaj partie Marija Miteva, tha se janë harxhuar 100 milionë euro për gjoja ndihmë ndaj kompanive në kuadër të ndihmës shtetërore për përballje me krizën që shkaktoi pandemia, por sipas saj askush nuk e di se për çfarë, si dhe me ku kanë përfunduar ato para. Për këtë duhet të ketë përgjegjësi, tha Miteva.

“Po ku përfunduan paratë?! Me shumë gjasa, mendohej për “IGM Elenica”, e cila ishte një nga kompanitë që mori ndihmë shtetërore për pagesën e pagave minimale gjatë krizës së shkaktuar nga virusi korona. Shoqëria aksionare menaxhohet nga Trajçe Zaev, kushëriri i Zoran Zaevit, ndërsa Vice Zaev, vëllai i kryetarit të atëhershëm, ishte anëtar i Bordit Drejtues. Kështu kanë përfunduar paratë nga e ashtuquajtura ndihmë shtetërore”, tha Marija Miteva, zëdhënëse-deputete e VMRO-DPMNE-së.

Burimi: tv21

MARKETING

RENT A CAR

kurti nuk i shkoi ne takim osmanit berisha politike lindore me bazament te sllavo komunizmit 66abb9d0e0e1f
Story i mëparshëm

Kurti nuk i shkoi në takim Osmanit, Berisha: Politikë lindore me bazament të sllavo-komunizmit

operacioni i spak reagon europol rrjeti kriminal shqiptar i profilit te larte 66abbc63465ab
Story i radhës

Operacioni i SPAK, reagon Europol: Rrjeti kriminal shqiptar, i profilit të lartë

Të fundit nga

ShkoLartë