VMRO akuzon: “Në MPB ka bashkim kriminel”

VMRO-DPMNE akuzoi se kryeshefa, eprorë, policë të afërt me LSDM-në se janë dakorduar për maltretim të qytetarëve. Komunikimi mes tyre ka qenë në aplikacionin Viber dhe ka marrë emrin “XXX”. Opozita pretendon se janë ndjekur anëtarët e tyre. Dragan Kovaçki nga VMRO-ja, akuzon se bëhet fjalë për bashkim kriminel të policëve të afërt me pushtetin, me qëllimin kryesor ndjekjen e aktivistëve të partisë së tij në vazhdën e fushatës zgjedhore. Në mesin e të ndjekurve, thotë ai, ka qenë edhe kandidati i opozitës për kryetar të komunës së Prilepit, i cili tashmë është zgjedhur që në raundin e parë.
Merrjani makinën dhe vriteni, thuhet në një nga mesazhet e koordinuara të grupit. Një tjetër mesazh i grupit thotë: Ndaloni mjetet në kontroll teknik të detyruar. Ja detajet e tmerrshme. Citoj një nga mesazhet: ‘Dje në orën 19 në rrugën Kej, 19 shtator, përballë objektit të kopshtit zoologjik, ndërtesa e dytë, një xhip i zi Toyota, PP 0200, në të cilën ishte Borçe Jovçevski. Në automjet ishte me UPS Miki Çadamov, i cili i dorëzonte lista, gjegjësisht dokumente – deklaroi Dragan Kovaçki, VMRO – DPMNE.

MPB përmes një komunikate ka hedhur poshtë si të pavërteta akuzat për ndjekje të koordinuar të anëtarëve të VMRO-DPMNE-së. Policia mohon formimin e grupit në Viber dhe se në këtë aplikacion janë koordinuar aktivitetet e MPB-së.

Pas kontrollimit të statistikave për veturat e dërguara për kontroll teknik, njoftojmë se atë ditë në Prilep nuk është dërguar asnjë mjet për kontroll teknik, e as nuk është shqiptuar sanksion për kundërvajtje në komunikacion, gjë që tregon se veprimet e deklaruara, në fakt nuk kanë ndodhur. Ministria e Brendshme nis menjëherë hetim të brendshëm për zbardhjen e fakteve, duke pasur parasysh se grupe në Viber apo paraqitje grafike të grupeve në Viber mund të krijohen dhe të bëhen në çdo kohë dhe nga kushdo – njoftojnë nga MPB-ja.

Përderisa MPB thekson se në ditën e zgjedhjeve nuk ka pasur raportime nga qytetarët për parregullsi dhe keqpërdorime që i paraqiti VMRO-DPMNE, opozita ka kërkuar që Prokuroria menjëherë të hapë rast kundër ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, kryeministrit Zoran Zaev dhe zv. kryeministri Lupço Nikollovski por edhe kundër personave të punësuar në MPB.

Ngjarja paraprake

Votat e mërgatës në Deçan, prin Bashkim Ramosaj

Ngjarja e ardhëshme

Нови 227 случаи на ковид-19, 15 починати

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian